Janë orët e fundit të merkatos dimërore dhe klubet më të mëdha europiane, që kanë objektiva të dyfishtë, në kampionat dhe Kupat e Europës, janë duke zyrtarizuar blerjet e fundit. Por ka edhe blerje për të ardhmen, duke përfituar nga situata që lojtarë të caktuar po kalojnë me klubet e tyre.
Barcelona ka zyrtarizuar afrimin e parë për verën e ardhshme. Klubi katalanas ka marrë sulmuesin Fransisko Trinkao nga Sporting Braga. Lojtari i datëlindjes 1999 do të bashkohet me Barcelonën më 1 korrik, pasi kështu është marrëveshja mes dy klubeve. Kjo blerje i ka kushtuar klubit të madh spanjoll 31 milionë euro, me portugezin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025. Në këtë kontratë është parashikuar edhe klauzola klasike e Barcelonës prej 500 milionë eurosh, nëse një klub tjetër dëshiron të marrë portugezin 21-vjeçar.
Një goditje në mbrojtje ka bërë Arsenali në Angli. “Topçinjtë” kanë zyrtarizuar huazimin e portugezit Cedrik Soares nga Southemptoni. Mbrojtësi i krahut ka veshur në të kaluarën edhe me Interin, nga janari deri në qershor të 2019-ës. Kohë blerjesh dhe te Milani, që pasi ka sistemuar disa lojtarë, si Suso apo Piatek, kërkon të plotësojë organikën. Kanë kaluar tashmë vizitat mjekësore dy lojtarë të rinj, mbrojtësi anglo-amerikan Robinson dhe belgu Saelemaekers, që në fakt janë dy blerje për perspektivën.

Një çështje e nxehtë është ajo e sulmuesit francez, Olivier Zhiru, për të cilin ka një gare treshe mes Interit, Lacios dhe Totenhemit. Trajneri Frenk Lampard ka pohuar së fundi se lojtari nuk do të lëvizë nga Londra, por deri në momentin e fundit gjtihçka mund të ndodhë. Igli Tare po bën gjithçka. Kevin Princ Boateng pritet të lërë Italinë dhe të kalojë në Turqi, te Gallatasaraji, kurse Zhervinjo do të largohet nga Parma për në Arabi, ku e pret Ksavi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje