Futboll

Barcelona bllokon Lautaro Martinez, Interi kërkon Kastrovilin

“Lautaro bloqueado” (Lautaro i bllokuar). Ky është titulli i faqes së parë të së përditshmes spanjolle “Sport”, sipas së cilës klubi i Barcelonës ka siguruar sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez. Katalanasit kanë fituar konkurrencën me Real Madridin, por edhe me anglezët e Mançester Sitit dhe Çelsit. Drejtuesit e Barcelonës e kanë shprehur qartë më parë interesimin për lojtarin që pritet të zëvendësojë Luis Suarezin në sulm, por tashmë duket se kanë bërë hapa konkretë.

Sigurisht që klubi zikaltër është në dijeni të situatës dhe po merr masat për zëvendësuesin e Lautaros. “Gazzetta dello Sport” shkruan se lojtari i zgjedhur nga trajneri Antonio Konte është Gaetano Kastrovili. Marota dhe Auzilio e kanë nisur punën që në vjeshtë për të veshur zikaltër lojtarin e Fiorentinës, i cili ka një kontratë me klubin nga Firence deri në 30 qershor të 2024-ës. Presidenti Komiso kërkon më shumë se 40 milion euro për sulmuesin e ri dhe Interi është gati të shpenzojë, por kuptohet që drejtuesit e tij janë në tratativa për ta ulur këtë shifër.

Gaetano Kastrovili me fanellën e Fiorentinës. Gazeta Si, 16 mars 2020

Edhe pse po jetojmë një kohë të vështirë, merkatoja vazhdon thuajse me të njëjtat ritme, pasi çdo kërkon të bëjë gjithçka gati për lëvizjet e verës. Igli Tare, për shembull, drejtori sportiv i Lacios, vazhdon punën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit kroat Dejan Lovren dhe sulmuesit francez Olivier Zhiru.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë