Për momentin është një hipotezë rikthimi i Filipe Koutinjos tek Interi. Kapitulli i merkatos Lautaro-Barcelona do të jetë i gjatë dhe jo pak i komplikuar. Në tavolinë është i sigurt interesimi i klubit katalanas, që ka nevojë të gjejë një sulmues të ri, por edhe kërkesa e Interit për 111 milionë euro që të prishë kontratën me argjentinasin.
Të gjitha propozimet e drejtuesve të Barcelonës për të ulur çmimin e Lautaros janë hedhur poshtë nga pala tjetër, duke përfshirë edhe kilenin Arturo Vidal, për të cilin Konte ka pasur interes. Sipas “Mundo Deportivo”, çelësi për të zhbllokuar situatën dhe për ta kaluar peshoren në anën e Barcelonës është një njohje e vjetër e zikaltërve, braziliani Pilipe Koutinjo, kartonin e të cilit e kanë katalanasit, por sulmuesi është huazuar te Bajerni, që duket se nuk ka në plan ta blejë në fund të këtij sezoni.

Do të ishte një rikthim për Koutinjon, i cili mbërriti tek Interi vitin pas tripletës së famshme, kur ishte ende një djalosh dhe më pas u shit te Liverpuli në janar të 2013-ës. Dhe pikërisht në Angli braziliani shpërtheu, duke e bërë Barcelonën që të bënte çmenduri për të. Për në Spanjë Koutinjo nuk e gjeti veten dhe u huazua te bavarezët me të drejtën e blerjes përfundimtare, që do të kushtonte 120 milionë euro dhe drejtuesit e Bajernit nuk kanë në plan ta paguajnë këtë shifër.
Kjo situatë ka bërë që të lindë edhe hipoteza për të përfshirë në çështjen “Lautaro Martinez” futbollistin brazilian dhe këtë herë, me shumë mundësi, mund të vijë edhe miratimi i klubit zikaltër, që gjithmonë është penduar për shitjen e Koutinjos te Liverpuli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje