E para Barcelona, i dyti Real Madrid dhe i treti Bajern Mynih. Ky është podi i tre klubeve më të mirë në botë për dekadën e fundit, sipas IFFHS, federatës së statistikave të futbollit të FIFA-s. Juventusi është i vetmi klub italian në 10-shen më të mirë, ku mban vendin e 6-të për atë që ka bërë në periudhën 2011-2020.
Për Barcelonën në fakt është arritja e dytë sa u takon dekadave, pas asaj 2001-2010. Kjo do të thotë se renditjet ndërkombëtare e kurorëzojnë skuadrën e Lionel Mesit si më të mirën e 20 viteve të fundit.

Sipas IFFHS, Barcelona rezulton klubi më i fortë për tre nga dhjetë vitet e fundit, e fundit në 2015-ën. Reali ka dalë më i miri 2 herë në dekadën e fundit, hera e fundit në 2017-ën, kurse Bajern Mynih ka kapur “çatinë” e botës sezonin e fundit, në vitin 2020. Në 10-shen më të mirë bëjnë pjesë 4 skuadra nga Premier Liga, 3 nga La Liga, dhe nga 1 skuadër nga Bundesliga, Seria A dhe Liga 1.
Klubi i parë në këtë renditje jashtë UEFA-s është Gremio, që mban vendin e 14-të në botë për 10-vjeçarin e fundit. Sa u takon klubeve italiane, përveç Juventusit, Napoli mban vendin e 12-të, Lacio të 30-tin, Interi të 32-tin dhe Milani të 38-tin.
Renditja e 10 skuadrave më të mira të dekadës së fundit:
1) Barcelona
2) Real Madrid
3) Bajern Mynih
4) PSG
5) Atletiko Madrid
6) Juventus
7) Çelsi
7) Mançester Siti
9) Mançester Junajtid
10) Arsenal
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje