Bota

Barcelonë, asnjë i infektuar në koncertin me 5 mijë persona “të tamponuar”

Koncerti-eksperiment i organizuar në Barcelonë më 27 mars, ishte një nga tubimet më të mëdha në Evropë që nga fillimi i pandemisë.

Tani, një muaj më vonë, organizatorët kanë njoftuar se asnjë rast me koronavirus nuk është regjistruar në mesin e 5 mijë pjesëmarrësve.

Por ata kishin qenë në gjendje të kërcenin pa distancë në skenë, nën notat e bandës muzikore katolike të “Love of Lesbian”.

Publikut të koncertit, iu kërkua t’i nënshtrohej një testi antigjeni para koncertit dhe të mbante një maskë Ffp2 për sa kohë zgjati evenimenti.

Për më tepër, u përdor një sistem ventilimi që garantonte qarkullimin e saktë të ajrit në ndërtesën që priti koncertin, Palau Sant Jordi. Njerëzit nuk ishin të detyruar të respektonin distancën fizike.

Në 14 ditët pasardhëse, 6 raste pozitive u diagnostikuan midis 4,592 personave që morën pjesë në koncert dhe më pas u iu nënshtruan analizave dhe të dhënave diagnostikuese, që rezultuan të gjitha të lehta ose asimptomatike.

Prej tyre, për të paktën 4 persona, ishte e mundur të përcaktohej se rasti i infeksionit nuk ishte koncerti; për më tepër, për të gjithë u zbulua se ata nuk mund shkaktonin infeksione të mëtejshme.

“Të dhënat, bëjnë të mundur përjashtimin që koncerti në Palau Sant Jordi të ishte një ngjarje super transmetuese e Covid 19”, – shpjeguan menaxherët.

Analiza e të dhënave, u krye nga mjekët nga Fondacioni i Ndihmës dhe Sëmundjeve Infektive dhe spitali publik universitar i “Germans Trias i Pujol” dhe i miratuar nga shërbimi i mbikëqyrjes epidemiologjike të Katalonjës.

Banda muzikore e përfshirë në eksperiment, “Love of Lesbian”, falënderoi organizatorët dhe këshilltarët shkencorë të ngjarjes. “Shpresojmë që tani e tutje, pas këtyre rezultateve të shkëlqyera, bota e kulturës do të dëgjohet siç e meriton,” shkruan ata në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë