Politike

Bardhi: Basha nuk kthehet kurrësesi kryetar në parti

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilëson çështje të mbyllur dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

Bardhi tha në një dalje për mediat se Basha nuk kthehet kurrsesi më në krye të PD-së.

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike.

Kurrsesi (nuk kthehet). Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD-së e ka për detyrë të kontribuojë. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribuojë për të maksimalizuar fitoren”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë