Pasi e shtyu deklaratën e paralajmëruar të orës 13.00 në një tjetër kohë (pasi në atë orar mbërriti Sali Berisha) Gazment Bardhi tha për mediat (nga oborri dhe jo nga zyrat) se Berisha paralajmëroi dhunë të shtunën.
“Sali Berisha nuk fshehu sot skenarin e dhunës ndaj PD. Paralajmëroi sot dhunën që do të ushtrohet në selinë qendrore të demokratëve. Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur ‘non grata’.
Janë mashtrime deklaratat për njerëz të vdekur në Kuvendin e PD. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të anëtarëve të PD.
Lëvizja non grata akoma nuk ka bërë transparencë as për delegatët, as për faturën financiare të tubimit luksoz.
Mashtrimet dhe gjuha e dhunës janë për të mbuluar të vërtetën se Sali Berisha është refuzuar nga 90% e anëtarëve të PD. Realiteti i treguar nga videot në njësinë 8 është pakicë.
Berisha do që ta kthejë PD në një bunker ku të strehohet vetë dhe familja e tij, trafikantët e drogës apo vrasësit që e shoqërojnë”, tha Bardhi për mediat. Ai foli edhe me emra konkretë që, sipas tij, shoqërojnë Berishën, por janë me rekorde kriminale.
“Jam shumë i hapur të jap emra. Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën, por Sali Berishën. Është i dënuar për vrasje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, por dyert e selisë qendrore të PD. Është person i kërkuar nga autoritetet britanike për trafik droge dhe akte ekstreme dhune…”, tha ai.
“Sali Berisha kërkon siç thonë njerëzit e tij nesër gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së
E keni lexuar deklaratën e një prej 29 anëtarëve të famshëm të atij që quhet komiteti i Rithemelimit?
Ka folur e flet për gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së.
Berisha ka provuar më shumë se një herë se tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.
Qartësisht sot nuk mohoi që ka skenarë dhune që pakica e udhëhequr prej tij t’u imponohet shumicës së demokrateve. Ky skenar dhune ka për të dështuar se demokratët kanë betejë me regjimin e Edi Ramës”, vijoi ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje