“Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj opinionin publik mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të masave të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ky i fundit e cilësoi vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e komisioneve online si manovër për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin.
“Gjatë ditës së sotme ose gjatë ditës së nesërme ne do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të tre grupeve parlamentare.
Vendimi është i papranueshëm, është mungesë e plotë transparence dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik, e përsëris, mbi akte korruptive të qeverisë për ta trajtuar ashtu siç kanë bërë këto 8 vite parlamentin si noter të këtyre akteve korruptive”, tha Bardhi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje