Lajme

Bardhi me delegacionin çek: Djegia e mandateve, rruga e vetme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i shoqëruar nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në një takim pune me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke, i ka informuar mbi situatën politike në Shqipëri.
Zyrtarët e Partisë Demokratike kanë sqaruar parlamentarët e vendit anëtar të BE, se “djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur opozitës, përballë qeverisë së ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dhe mundësia e vetme për të mbrojtur demokracinë e vlerave europiane”.
Delegacioni çek është informuar edhe për të gjitha skandalet e qeverisë Rama, sidomos për rastet e identifikuara dhe të provuara nga hetime zyrtare për blerjen masive të votës nga elementë të krimit të organizuar për llogari të Partisë Socialiste në pushtet, njofton PD.
Zyrtarët e Partisë Demokratike kanë rikonfirmuar bindjen se rruga e vetme e Shqipërisë është përshpejtimi i rrugëtimit europian të vendit, dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kriter për hapjen e negociatave, janë qëllimi kryesor që ka detyruar opozitën të ndërmarrë aktin e djegies së mandateve. “Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë demokraci funksionale në Shqipëri dhe nuk mund të ketë hapje të negociatave me BE”, është shprehur Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë