Politike

Bardhi: Modeli që po ndiqet në PD, i njëjtë me të Berishës

Ndërsa kandidaturat u formalizuan dhe po aq procesi për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së në fund të korrikut, Gazment Bardhi, i mëshon faktit se rruga që po ndiqet është anti-statutore.

Ai e nis argumentin e tij me mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së

“Këshilli ka qenë një ndër kërkesat e mia. U refuzua dhe më pas u pranua. Më pas pashë që në mënyrë anti- statutore, i gjithë organizimi i mbledhjes, që nga njoftimet etj që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, i kishin hequr dhe ua kishin dhënë 3 zyrtarëve që s’kanë lidhje me organizimin e Këshillit. Dhe kjo e bënte mbledhjen jo ligjore.

Nuk e kuptoj se kujt i intereson ky tension, por ajo që pashë dje ishte shqetësuese. Nëse ne heqim ata që mendojnë ndryshe, na bën parti qesharake, personale. Unë gjykoja që ne ishim ndarë nga ky model. Unë nuk sillem dot njëlloj siç është modeli që kam kritikuar në 1 vit e gjysmë. Ky ishte moment historik për partinë” tha Bardhi.

I pyetur për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, Bardhi u përgjigj se nuk merret me emra të përveçëm.

Shqetësimi, sipas tij, lidhet me PD.

“Beteja s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Unë mendoja se do duhet ta linim pas sepse ishte metodë që na ndante e përçante. Partia vazhdon të copëtohet edhe më tej”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë