Gazeta Si – Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka qëndruar rreth gjysmë ore në Prokurorinë e Posaçme, ku në cilësinë e kallëzuesit është pyetur për inceneratorin e Elbasanit.
“Isha në cilësinë e kallëzuesit për inceneratorin e Elbasanit, i cili me sa duket është duke përparuar në hetime. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë gjithë personat përgjegjës. Qytetarët presin rezultate konkrete jo vetëm për inceneratorët, por edhe për aferat e tjera që janë denoncuar në SPAK”.
Sipas tij, “është procedurë normale që kallëzuesi duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimin që ka bërë. Kam kërkuar që të merren në cilësinë e provës edhe materialet dhe gjetjet e komisionit hetimor. Ka pasur një shtesë nga PD në kallëzim mbi bazën e punës në komision. Kam kërkuar që konkluzionet e këtij komisioni të jenë në dosje”.
Duke mos dhënë detaje për deklarimet e tij para prokurorëve, Bardhi ka theksuar se personat e kallëzuar fillojnë nga kryeministri Rama.
“Personat e kallëzuar fillojnë nga Rama deri te personat që kanë nënshkruar dhënien me koncesion. SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik, ka edhe besimin tim personal kështu që e nxis të shkoj deri në fund”, tha Bardhi.
Një ditë më parë ishte ish-kryetarj e LSI-ë dhe deputetja e Partisë së Lirisë në SPAK, e cila përveç provave të reja që tha se kishte dorëzuar, hodhi akuza se për inceneratorin e Elbasanit janë grabitur 7.1 miliardë lekë me faktura fiktive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje