Politike

Bardhi: Samiti e gjeti Shqipërinë me një qeveri që i ka mbyllur derën opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron Procesin e Berlinit me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një reagim të Gazment Bardhit thuhet se, “qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur”.

“Grupi Parlamentar i PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi  partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik.

Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën”, shprehet Bardhi në emër të grupit që e mbështet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë