Lajme

Basha: 1/3 e krutanëve është larguar për faj të Ramës

Kryetari i PD u prit këtë të martë nga banorët e Krujës me thirrjen “Rama ik”. Pasi u njoh edhe në këtë qytet me situatën e rëndë ekonomike të tyre, Basha tha se 1/3 e krutanëve janë larguar për faj të keqqeverisjes së Edi Ramës.
“Shembull më të mirë se Kruja për të folur për rezultat pozitiv të bashkimit, nuk ka. Të gjithë bashkë ju ftoj më 16 shkurt në Tiranë.
Në Krujë nuk pashë një turist, një blerës të trokasë në dyqane. Situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk ka turistë për 1/3 e popullsisë së Krujës ka ikur, shumica prej tyre të rinj”, u shpreh Basha.
Basha u premtoi krutanëve për t’u shërbyer që në ditën e parë kur të vijë në pushtet.
“Prej ditës sonë të parë nafta dhe benzina do të jetë 300 lekë më pak për litër, për çdo shqiptar. Do ta heqim taksën ‘Rama’ mbi karburantin. Ato miliarda që sot i marrin 5 oligarkë dhe i ndajnë me Edi Ramën, do t’i çojmë për rritjen e pensioneve, rrogave, financim energjie, në mënyrë që shqiptarët të mos e paguajnë më shtrenjtë se çdokush tjetër në Ballkan. Ne do të mundësojmë që përmes uljes së taksave, që biznesi mos të mbyllet, por të hapet dhe të rritin punësimin. Kemi plane dhe jo premtime”, tha ndër të tjera kryedemokrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë