Politike

Basha: 100 milionë euro subvencione çdo vit për fermerët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u takua të hënën me fermerët e Devollit, ku premtoi mbështetje financiare për sektorin e prodhimit rural.

 “Prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme, do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural: bujqësi, blegtori dhe sektorët e tjerë e natyrisht edhe agropërpunimi…”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me fermerë.

“Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorëve. Kjo është motoja ime dhe ky do të jetë realiteti në qeverisjen e ardhshme. Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për asnjë mrekulli e as lëmoshë. Ka nevojë vetëm për një qeveri dhe kryeministër që mendon me këta, ndien dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për ta.

Në programin tonë për 100 milionë euro subvencione çdo vit ne jo vetëm do ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, jo vetëm do ta ndihmojmë të konkurroje denjësisht në tregun e brendshëm, ne do ta ndihmojmë të eksportojë”, premtoi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë