Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi të enjten një Institut Kulinarie, duke bashkëbiseduar me studentët e kësaj shkolle.
Basha tha se, “vota për numrin 9 më 25 prill do t’i jap fund klimës së represionit ndaj sipërmarrjes shqiptare”.
Basha nënvizoi se bashkëpunimi i Partisë Demokratike me Aleancën Europiane të Universiteteve do t’u mundësojë të rinjve trajnime në profesione të ndryshme dhe lidhjen me tregun e punës.
“Sot, jam këtu për t’ju thënë se na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga një nga vendimmarrjet më të rëndësishme në historinë e vendit. Zgjedhjet e 25 prillit janë ndoshta më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit. Është momenti kur me votën tuaj , ju keni përgjegjësinë dhe fuqinë të vendosni nëse do të vazhdojmë edhe 4 vjet të tjera kështu, siç kemi qenë këto 8 vite në vendnumëro apo nëse do të ecim përpara në standardin ekonomik, në rritjen e mirëqenies, në rritjen e punësimit, në rritjen e pagave dhe në hapjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian…”, tha Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje