Politike

Basha: 25 Prilli nuk do të pranohet, kush flet për 2025-ën është dorëzuar para regjimit “Rama-Doshi”

 Në takimin me demokratët e Vorës, Bërxullës dhe Prezës, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se PD-ja doli më e fortë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

“Partia Demokratike doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe, në bindjen time më të thellë…”, tha ai.

Në një tjetër takim të zhvilluar në degën 11 në Tiranë, Basha përcolli dy qëndrime.

“Dy gjëra t’i themi qartas sa i përket qëndrimit tim, sot si kryetar i Partisë Demokratike dhe nesër me besimin tuaj për të vazhduar betejën: një, rezultati i 25 prillit, tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve shqiptarë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet.

Dhe dy, nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përballje me anti-vlerat, ka betejë me regjimin deri në rrëzimin e regjimit dhe deri në rikthimin e Shqipërisë në një vend me demokraci dhe me zgjedhje normale”.

Duke i mëshuar faktit se zgjedhjet ishin masakër, Basha shtoi se askush nuk duhet të mendojë për një fitore pas katër vitesh, por më herët.

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës, padiskutim që ne do të posedojmë akoma në mbyllje të procesit të 13 qershorit, edhe vetëdijen, edhe vendosmërinë për të qenë mendje ndarë dhe të vendosur për ta çuar misionin deri në fund”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë