Gazeta Si – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se mazhoranca së bashku me aleatë të fshehur nga radhët e opozitës, po përpiqet të ndërtojë struktura paralele, por shtoi se PD qëndron fuqimisht kundër kësaj përpjekje të mazhorancës.
Gjatë një konference për mediat, Basha deklaroi se forca politike që ai drejton mbështet SPAK në veprimtarinë e tij.
“Ndodhemi para një përpjekjeje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturat paralele në veri të Kosovës. Është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend, i cili ka detyrime të qarta të veprojë, të cilat nuk i zbaton, karshi qytetarëve dhe aleatëve të vet”.
Sipas Bashës, “struktura e parë paralele që është paralajmëruar që në janar, është një komision monitorimi për SPAK, kjo ide ka ngritur sërish kokën dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurde antikushtetuese për të vendosur në kontroll politik të vetmen instancë që duket se është jashtë kontrollit të qeverisë”.
Basha në këtë skenar akuzoi edhe Rithemelimin që e mbështet mazhorancën si një aleat i fshehur kundër SPAK.
“PD qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të mazhorancës me aleatë të fshehur, në pazar apo jo për të filluar presionet e hapura ndaj SPAK. Kushtetuta dhe Parlamenti janë të qartë, instrumentet për të garantuar balancën mes institucioneve janë të qarta në ligje. Krijimi i një institucioni monitorimi për SPAK për ne është i papranueshëm. Jam i sigurt se ky është një qëndrim që ndahet nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë që kanë pritshmëri nga SPAK”.
Basha shton se ana tjetër e kësaj medalje është paniku ndërkohë që SPAK ka dhënë rezultatet e para në raport me figura të pushtetshme të mazhorancës.
“Dua t’u jap një sinjal të qartë atyre që qëndrojnë pas kësaj, PD nuk e ka humbur vigjilencën ndaj këtij plani diabolik që kërkon të godasë shpresën e fundit të shqiptarëve për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së, u ndal edhe tek Komisioni për Dezinformimin që do të ngrihet me kërkesë të mazhorancës në Kuvend.
Ai u shpreh se kjo është jnë shashkë për të humbur zhurma e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe të ministrave.
“Janë dy struktura të qarta paralele produkt i pazareve të nëndheshme dhe interesave të Edi Ramës dhe çdokujt që bën patericën e Edi Ramës por janë kundër interesave të shqiptarëve. E treta është thagma e sotme me Komisionin e Posaçëm. PD është e para kundër influencës ruse. PD është e para që e kemi provuar çdo të thotë fushatë dezinformomi me 50 mijë mesazhe në fushatë për të goditur kryetarin. PD ka dërguar amendamente për strategjinë e sigurisë kombëtare që janë hedhur poshtë”.
Dakordësinë mes PS dhe Rithemelimit, Basha vijon ta quajë pazar, sipas tij për të mbajtur në fuqi marrëveshjen e 2008. “Revolucionarët e 5 muajve kanë rënë në kotecin e pazarit”, tha Basha për Rithemelimin.
Strukturë paralalele ndërkohë në Parlament për të zëvendësuar Komisionin Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Një strukturë memece, sekrete, e paaksesueshme nga media. Ndërkohë që ka hyrë prilli dhe efektivisht kemi më pak se dy muaj kohë nga nisja e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse ato mbahen në afatet e përcaktuara të kodit zgjedhor, pas pazarit mes palëve për të prishur Komisionin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë transparencë në raport me arritjet e deritanishme. Përkundrazi ka një strukturë paralele që duket qartë se misiontë vetëm ka çuarjen deri në fund të pazarit, që do të thotë mbajtjen në fuqi të marrëveshjes famëkeqe të Kushtetutës së 2008-ës dhe një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke u mohuar shqiptarëve listat e hapura, duke u mohuar çdo debat, e lë më të riparim të shkeljes flagrante të Kushtetutës me pabarazinë e votës. Duke fundosur shpresat e shqiptarëve jashtë vendit për tëmarrë pjesë aktivisht në demokracinë shqiptare dhe duke skaduar me qëllim ditë pas dite afatet për votimin elektronik dhe numërimin elektronik”, shtoi Basha.
Ndërkohë, Basha nuk heq dorë as nga qëndrimi për Amnistinë Penale. Ai është shprehur i gatshëm ta votojë nëse plotësohen dy kushtet e PD-së, e para që të mos përfitojnë subjektet e SPAK dhe e dyta të përfitojnë të gjithë protestuesit.
“Nëse amnistia vjen në rend dite asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Asnjë subjekt i SPAK-ut nuk duhet të përfitojë dhe amendamentit i dytë ka të bëjë me përfitimin e të gjithë protestuesve pa përjashtim. Këto dy kanë qenë dhe mbeten qëndrimet tona. Janë transparente. I di shumë mirë Ulsiu dhe shefi i Ulsiut dhe ata që i shkojnë mbrapa Ulsiut, – tha ai. – Ne kemi këto dy kushtet tona, nëse plotësohen, padiskutim të gjithë ata njerëz që mbahen në burg për shkak të tekave dhe pazareve të Ulsiut me shokët e vetë, të gjithë ata mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë dhe nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime”, tha Basha në një konferencë për shtyp.
Kreu demokrat foli dhe për qeverinë teknike, ku tha se mundësia që Edi Rama të pranojë janë zero. Gjithashtu tha se edhe opozita sot nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike.
“Shqiptarët s’duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Edi Rama të pranojë një qeveri teknike është zero, është minus. Opozita shqiptare nuk është në gjendje të imponojë për momentin një qeveri teknike. Është një iluzion”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje