Kryetari PD-së, Lulzim Basha ishte në Vorë ku gjatë takimit me qytetarë tha se procesi i rindërtimit pas tërmetit nga ana e qeverisë ka dështuar.
Kryetari PD-së, Lulzim Basha ishte në Vorë ku gjatë takimit me qytetarë tha se procesi i rindërtimit pas tërmetit nga ana e qeverisë ka dështuar.
“I gjithë rindërtimi është dështim sepse po të kishin dashur të ju ndihmonin njerëzit.
Gjëja e parë që do kishin bërë, do kishin para për ata që t’i ndërtonin shtëpitë vetë.
Nuk e bënë këtë sepse donin të bënin tendera që të vidhnin, tendera që ja kanë dhënë shokëve, miqve, vëllezërve të deputetëve. Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë, është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri, gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë, njerëzit janë akoma në çadra.
Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra ndërkohë që këta bëjnë tendera sekretë, bëjnë tendera fals që i fitojnë gjithmonë kushërinj, vëllezërit apo edhe vetë kompanitë e deputeteve, nga Fidel Ylli tek Sadri Abazi me shokë. E kjo është arsyeja pse e kanë vendosur atë këtu për të deputet.
Tani dua t’i them Andreas dhe të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në zonën ë Vorës, por edhe kudo në zonat që dëmtoi tërmeti në Shqipëri nga Durrësi në Kurbin, në Tiranë e kudo tjetër, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë që do të dalë pas votës së 25 prillit. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të vendosim drejtësi përmes transparencës
Nuk do të diskriminojmë askënd, do të bëjmë shpërndarjen me shpejtësi të parave në dorë për të gjithë ato familje që mund ta ndërtojnë, ta riparojnë, apo ta rindërtojnë nga fillimi shtëpinë në zonat rurale. Ndërsa ndërtimi i shtëpive apo i apartamenteve në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute, duke respektuar pronat e qytetarëve. Gjithçka tjetër që është bërë deri tani do të shkojë para drejtësisë…”, tha Basha.
Procesi më i mirë, sipas tij, është dhënia e parave në dorë qytetarëve, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.
“…Do ta përshpejtojmë duke ju dhënë drejt për drejt shpërblimin financiar sipas dëmit e jo sipas ndarjes në të nënës dhe të njerkës dhe do ta përshpejtojmë duke ndërtuar pronat e qytetarëve aty ku i kanë pasur, ne Kombinat në Vorë e kudo tjetër…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje