Politike

Basha, Berishës: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare për paratë ruse! Do jem në fushatën e PD për 14 majin

Lulzim Basha e ka etiketuar Sali Berishën përgjegjës për përçarjen e PD. Akuzave për financimin rus dhe se cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro për të cilën më herët foli Berisha, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.

Krejt shkurt, duke dalë nga ambientet e Kuvendit, Basha tha se nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.  

“Sigurisht që po do të jem pjesë e fushatës…”. Në cilën zonë?  “Në të gjithë Shqipërinë”, u përgjigj ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë