Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar të hënën 22 Marsin e vitit 1992.
“Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike, është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, vërtet të gjatë dhe të lodhshëm, por të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.
22 Marsi, kjo ditë e shpresës, ditë e fitores, kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë.
Ka pasur dhe padyshim që do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen, por ne demokratët kemi treguar që jemi seriozë dhe këmbëngulës në ato që bëjmë…”, tha Basha.
Duke e kujtuar këtë ditë, si ditën e bashkimit të shqiptarëve, Basha kërkoi që edhe 25 Prilli të jetë një “22 Mars” i dytë.
“Me ndihmën tuaj, me kontributin tuaj dhe me punën e gjithsecilit prej nesh, le ta kthejmë 25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri në një ditë ku ëndrra juaj, ëndrra e themeluesve, ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe të përfaqësuesve të parë të Partisë Demokratike si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, të fillojë të konkretizohet…
Kjo është një betejë të dashur miq dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj! Vitet kanë kaluar dhe ato kanë bërë të vetën, por ju mbeteni në zemrat tona dhe në sytë e opinionit publik mbartësit më të denjë të ëndrrës me të cilën e nisi rrugëtimin kjo forcë politike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe ju kërkoj të vazhdoni të na mbështesni kudo në terren me mirënjohjen më të thellë në emër të Partisë Demokratike, në emër të përfaqësuesve tanë, të kandidatëve tanë dhe strukturave tona…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje