Lajme

Basha-deputetëve: Dilni në ballë të protestave, jo nëpër kafene

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, mësohet se ka dhënë porosi për organizimin e protestave.
Opozita e bashkuar do të protestojë sërish të enjten para godinës së Kuvendit si dhe më 13 prill.
Kryedemokrati ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme, ndërsa u ka kërkuar deputetëve që të mos rrinë në kafene, por të takohen me qytetarët.
“Nuk dua të rrini nëpër kafe, vetëm takime intensive me qytetarët. Protestat të jenë sa më masive. Të gjitha strukturat të jenë të përgatitura për zgjedhje krahas organizimit të protestave”, është shprehur Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë