Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj çeli fushatën të martën ku ra në sy mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha dhe ish-nënkryetares Jorida Tabaku.
Kjo e fundit nuk e përcolli aktivitetin as në faqen e saj në Facebook, ndryshe nga Lulzim Basha.
Ish-kryetari i PD-së kishte lajmëruar më herët në një përgjigje për mediat se do të ishte i pranishëm në fushatën e 14 majit. I pyetur sërish nga media se në cilën zonë, ai dha një përgjigje të sforcuar dhe aty për aty: Në gjithë Shqipërinë.
Deri më tani Lulzim Basha nuk është parë në asnjë prej aktiviteteve të Enkelejd Alibeajt apo atyre pak kandidateve që janë zyrtarizuar nga PD-ja.
E vetmja ‘lëvizje’ e Lulzim Bashës është ndryshimi i coverit të faqes së tij në Facebook duke kërkuar që të votohet për numrin 9 në fletën e votimit që përkon me logon e Partisë Demokratike. Megjithatë nën zë thuhet se marrëdhëniet e Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut më Enkelejd Alibeajn janë të ndryshme. Basha po planifikon të rikthehet pas zgjedhjeve, ndërsa mungesa e Jorida Tabakut duket se ka lidhje me disa qejfmbetje brenda radhëve, përfshi edhe pozicionin e saj elektoral në njësinë nr 8 për Roland Bejkon.
Ka disa ditë që Tabaku nuk është shfaqur ndjeshëm përvecse për nismat e saj ligjore në Kuvend që kane qenë individuale. Ajo nuk ishte e pranishme në takimin e Enkelejd Alibeajt me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, ka munguar gjithashtu në prezantimin zyrtar të Roland Bejkos dhe nuk e bëri këtë gjë as të martën ku Bejko ishte figura qendrore e këtyre zgjedhjeve për Enkelejd Alibeajn dhe partine që drejton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje