Politike

Basha: Distancohuni nga Sali Berisha! Askush s’mund të kërcënojë demokratët

Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i parapriu një mesazh, që Lulzim Basha u dërgoi të gjithë anëtarëve të këtij institucioni, ku u përsërit kërkesën që të distancohen nga Sali Berisha.

“PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre”, shkruan Basha.

Basha lexon si kërcënim deklaratën e mëhershme të Sali Berishës, që iu drejtua mbështetësve duke u thënë se “tani nuk është koha për dyshim, por për veprim”.

“PD, që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike, që është shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim!”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë