Lulzim Basha i cilëson të domosdoshme masat shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, por deklaron se disa prej tyre janë kontradiktore, duke iu referuar mosmbulljes së biznesit fason dhe të call center-ave.
Basha thotë se distancimi social tek këto biznese është i pamundur, ndaj duhej të procedohej me mbylljen e tyre. Megjithatë, kreu i PD-së mendon se ky nuk është momenti i duhur për t’i kërkuar llogari Qeverisë.
“Me përfaqësues të biznesit fason, call centër, dhomat e tregtisë, ku ka një shqetësim të madh për pamundësinë reale të distancimit social atje. Mbyllja e tyre ka qene një nga kërkesat që ne e kemi mbështetur. Përkundër masave shtrënguese, frikësuese apo represive, nganjëherë edhe kontradiktore, për të cilat ne do të kërkojmë llogari, por jo sot, në kohën e duhur, sepse sot nuk është koha për të treguar me gisht”, deklaroi kreu i PD-së në një intervistë për News24.
Kreu i opozitës deklaron se për të parësor është shëndeti i qytetarëve, ndërsa shprehet i rezervuar e kritik për masat e ndërmarra nga Qeveria për t’u ardhur në ndihmë financiarisht familjeve në nevojë që janë izoluar, por edhe sipërmarrjes së vogël.
“Atë që jemi përpjekur këto ditë të bëjmë, është të fokusohemi në dy drejtime kryesore: shëndetin që nis me personelin shëndetësor, ku siguria e tyre është kyçe për të garantuar sigurinë e popullsisë. Mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e të gjithëve pastaj. Komponenti i dytë është ekonomia për të zbutur sado pak pasojat në menaxhimin e ekonomisë. Propozimet tona janë për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin ekonomik, sepse zinxhiri i rrezikut nis me shëndetësinë dhe i përcillet ekonomisë, ekonomisë kombëtare dhe asaj familjare”, vijoi kreu i PD
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje