Politike

Basha, fermerëve: Ju premtoj 100 mln euro subvencione vjetore

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi takime me sipërmarrës nga sektori i agrobiznesit, me fermerë, grumbullues dhe punëtorë për të dalë në përfundimet e tij se 7 vitet e qeverisë “Rama” nuk kanë shënuar asnjë investim substancial në infrastrukturën mbështetëse për bujqësinë.

“Taksat e larta dhe kostot e papërballueshme të karburantit me cilësi të ulët e kanë bërë të pamundur biznesin për shumicën e fermerëve të kësaj zone.

Tokat e Myzeqesë janë lënë djerrë sepse terrori mbi biznesin e ka dekurajuar plotësisht sipërmarrësin”, tha ai.

Basha tha se nuk mungojnë fondet në buxhetin e shtetit.

Ai u prezantoi fermerëve disa pika kryesore të programit të PD-së për bujqësinë, si: 100 milion euro subvencione vjetore direkte për fermerët shqiptarë; 50 milion euro investime për modernizimin e infrastrukturës bujqësore; heqjen e taksës së qarkullimit 240 lekë për litër.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë