Politike

Basha firmos të hënën marrëveshjen me Kryemadhin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të firmosë nesër koalicionin pas zgjedhor me Monika Kryemadhin e LSI-së. LSI dhe PD nuk do të garojnë në një listë këto zgjedhje, edhe pse aleanca fluide do të ketë në dy tre qarqe te vendit si Kukës, Dibër apo Gjirokastër.

Ligjërisht ato janë të pozicionuara me siglën e tyre në fletën e votimit.  

Partia Demokratike njoftoi zyrtarisht se Basha firmos të hënën paradite marrëveshjen me Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët, Basha firmosi marrëveshjen me 12 parti të tjera të vogla, duke përjashtuar në moment të fundit partinë e drejtuar nga Mustafa Lici.

Në këtë marrëveshje u përfshi edhe FRD por jo Bamir Topi i cili një ditë pas zyrtarizimit si koalicion, dha dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme nga drejtimi i partisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë