Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk kishte ndermend që të fliste jashtë dyerve të Kuvendit, aq sa foli edhe brenda saj. Por fishkëllima që iu be atij me bilbila kur doli jashtë nga kolegët e tjerë demokratë të grupit Bardhi, beri që të shkëputej nga grupi i tij dhe të mbante një fjalë të shkurtër për mediat.
Nën zhurmën e bilbilave, Basha mori një qëndrim serioz, duke deklaruar se ajo që ndodhi brenda në seancë është vijim i aleancave të vjetra por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet se Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kishin filluar punën për reformën zgjedhore dhe se në funksion të saj po zhvillonin takime edhe sekrete.
“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë…”, tha Basha.
Më tej ai saktësoi: “Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje