Politike

Basha: Humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit, ruaju bishës së plagosur

Pas kthimit nga takimi me gratë në Durrës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbërriti në zyrat e FRD, aty ku më herët kishte mbërritur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e më pas zyrtarët e lartë të LSI-së bashkë me të rinjtë e kësaj force politike.

“Para disa ditësh një mik i huaj, shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruan ‘duket qartë që fitorja po vjen, kam vetëm një këshillë miqësore: Humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit’.

Është ajo që populli shqiptar e njeh si ruaju bishës së plagosur. Sot po i them bishës së plagosur se nuk ke shans ta trembësh dhe ta frikësosh popullin, që ka vendosur të largojë me votë më 25 prill.

25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju të dashur qytetarë, këtë e dimë ne, e dinë miqtë dhe faktori ndërkombëtar, këtë e di farë mirë edhe Edi Rama”, tha Basha për mediat.

“Ngjarja e sotme është pjesë e një serie ngjarjesh që tregon një gjë. Ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët që e kanë shndërruar shtetin shqiptar në një strehë të krimit dhe oligarkisë. Me këtë letër bakalli mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën”, nënvizoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë