Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Ndroq të Tiranës, ku është pritur nga demokratë të shumtë.
“…U bënë 8 vjet që shqiptarët po vuajnë nga dështimet e këtij njeriu. Ju që keni vuajtur dyfish me tërmetin dhe e keni hequr në kurriz e dini fare mirë që ky është dështimi i radhës.
Tani duhet të bëhemi bashkë për ndryshim dhe më 25 Prill, për rindërtimin, për rimëkëmbjen nga pandemia, ekonomia janë prioritetet kryesore dhe urgjentisht do të fillojmë punën për t’iu ndihmuar. Menjëherë pas votës tuaj…”, tha Basha
Kryetari i opozitës përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me Ramën.
“…Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën…”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje