Të premten u mor vendimi që gjyqtarja që do të shqyrtoje padinë për vulën e PD-së do të jetë Elona Mihali.
Përfaqësuesit e PD-së zyrtare Indrit Sefa i bënë kërkesë Apelit që ta shqyrtoje padinë sa më shpejt.
Në anën tjetër Sali Berisha pretendon se vula i përket atij sa kohe që ka një vendim të gjykatës së Shkallës së parë në favor të tij, por që nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike.
Në debatin që pritet të gjasë jo pak, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, (edhe pse fillim marsi është afati për regjistrimin e partive në KQZ), nga dega e Partisë Demokratike numër 8, asaj që menaxhohet nga Lulzim Basha është përcjellë një njoftim i beftë për një takim të tij në një nga kafenetë e Tiranës me disa qytetarë anëtarë të degës së PD numër 8.
Njoftimi i takimit fillon me nje deklaratë të shkurtër që i përngjan fjalorit të Bashës lidhur me cështjen McGonigal për të cilën pak ditë më parë tha se “e drejta vonon por nuk harron”.

“E drejta dhe e vërteta e ka rrugën e gjatë dhe të vështirë, rrugë që kërkon durim, kembëngulje dhe qëndresë!
Me këtë bindje, demokratët qëndrestarë të Degës 8 kemi zgjedhur të ecim në krah të vlerave e parimeve, kemi zgjedhur të qëndrojmë në krah të Partisë Demokratike.
Me Lulzim Bashën na lidh diçka më shumë se bindjet që ndajmë, na lidh besimi tek njeriu që u rrit bashkë me ne dhe njësoj si ne qëndron dhe beson se Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT! Ajo është frymë dhe shpirt i demokratëve që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!”, thuhet në njoftimin e degës së PD numër 8 në Facebook që menaxhohet nga krahu i Lulzim Bashës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje