Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një letre drejtuar kreut të OBSH-së në Shqipëri, Dr. Raul Gonzalez, i kërkon ndihmë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusin. Basha shprehet se Shqipëria ka në nevojë për ndihmën e OBSH-së, si dhe i shpreh mirënjohje për ndihmën që ky organizëm ndërkombëtar. Ai ka ngritur shqetësimin e rritjes së shifrave të të prekurve nga Covid-19, ndërsa në vendin tonë testimet janë në rënie. Kreu i opozitës kërkoi mbështetje për pajisjen e autoriteteve shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve.
“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.”- shkruan zoti Basha në letrën për OBSH.

Kreu i opozitës e mbështet këtë kërkesë në shqetësimin e bërë publik se, nga njëra anë, po refuzohet testimi i shumë qytetarëve me shenjat e COVID-19 nga ana tjetër, numri i raportuar zyrtarisht për testime, është në rënie prej datës 11 mars, për shkak të mungesës së testeve. Në letrën drejtuar Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Basha ngre edhe shqetësimin e ekspozimit të stafeve mjekësorë ndaj infektimit

“Do të ishim shumë mirënjohës, nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.”-shkruan kryedemokrati Basha.
Opozita prej ditësh ka kërkuar që qeveria të rrisë numrin e testimeve për popullatën për koronavirusin dhe për këtë ka kërkuar që shteeti të blejë sa më shumë tamponë. Por kërkesa e opozitës është refuzuar nga qeveria, ku kryeministri Rama ka theksuar se nuk do të ndjekë atë politikë, por do të realizojë testime për moshat madhore, si dhe ato të prekurit.
Gjithashtu opozita në denoncimet e saj ka akuzuar se personeli mjekësor është i pambrojtur dhe pa veshjet e duhura mbrojtësë, duke theksuar se kjo është edhe arsyeja se pse ka një numër të lartë të mjekëve të prekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje