Lulzim Basha kërkon më shumë transparencë dhe veprime konkrete nga ana e Qeverisë, duke filluar që nga kapacitetet për analizat.
“Kjo krizë përballohet me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysëm të vërteta apo akoma më keq, me propagandë. Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim mbi mungesën e tamponeve të testit për COVID 19. Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je, apo jo bartës i COVID 19”, thotë kreu i PD-së.
Basha kërkon gjithashtu ambiente të posaçme për trajtimin e të gjithë personave të prekur me koronavirusin e ri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit, ku numri i të prekurve po rritet.
“Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund t’u krijohet mundësia të trajtohen në ambiente të ngritura në qendrat e qarqeve. Neglizhenca në marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteve të ambjenteve spitalore dedikuar trajtimit të personave me COVID 19 mund të ketë pasoja shumë të rënda”, paralajmëron Basha.
Kërkesa tjetër e Bashës drejtuar Qeverisë është furnizimi me ushqime dhe detergjentë për familjet e izoluara të varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Këto masa, Basha thotë se janë ndërmarrë nga të gjitha vendet e prekura nga virusi, përveç Shqipërisë.
“Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën. Të gjitha vendet e prekura nga COVID 19 veç masave për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar financiarisht qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset që preken nga kjo situatë. Është koha që dhe qeveria shqiptare të veprojë për të ndihmuar familjet në nevojë”, thohtë ai.
Në fund të mesazhit të tij, kreu i PD-së u kërkon qytetarëve që të zbatojnë me përpikëmëri udhëzimet e mjekëve, të mos shpërfillin asnjë shqetësim dhe të tregojnë me vërtetësi historikun e lëvizjeve dhe të kontakteve.
“Në këtë mënyrë e bëni më të lehtë trajtimin tuaj si dhe mbroni stafet mjekësore dhe qytetarët e tjerë”, apelon Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje