Politike

Basha kërkon votën e lushnjarëve: Tregu i Lushnjës kontrollohet njësoj si inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnje, Indrit Sefa, zhvilluan një takim me  drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjës.

Basha tha gjatë takimit se një problem madhor për fermerët e Lushnjës është tregu i qytetit, që sipas tij edhe pse është ndërtuar me financim nga Banka Botërore, “kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës”.

“…Qershia mbi tortën e korrupsionit të Edi Ramës, është tregu i Lushnjës. Ndërtuar me financim të Bankës Botërore, për t’i dhënë akses fermerëve të Lushnjës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të Lushnjës të shijojnë produktet, për t’i dhënë mundësi edhe të tjerëve të vijnë sepse këto janë zona me nam për produkte të veçanta, i cili kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Banda e Lushnjës ju merr si të burgosur brenda, edhe ju, edhe ata që vijnë të blejnë. Tarifat ngjanë me gjoba dhe ju futeni me kokën poshtë sikur po futeni në burg. E dini me kokën poshtë dhe xhepat bosh. Sepse me tarifat, me trajtimin që u bëhet ai realisht e meriton të quhet kamp përqendrimi, jo treg…”, tha Basha, duke u ndalur me pas tek detyra që mund të ketë kryetari i Bashkisë për ta zgjidhur këtë ngërç.

“Këtu ka diçka në dorë kryetari i bashkisë që do të zgjidhni ditën e diel. Ose do të jetë një skllav i bandës së Lushnjës siç është dhe siç e ka provuar të jetë Eriselda e paraardhësi dhe paraardhësit e saj ose do të jetë dikush që do sjelli ndryshimin e parë aq sa ka në dorë kryetari i bashkisë që së paku tregun e Lushnjës të ndërtuar me financim të Bankës Botërore t’ia kthejë lushnjarëve, t’ia kthejë fermerëve lushnjarë dhe ky është angazhimi i parë dhe kryesor i Indrit Sefës në programin e tij sa i takon fermerëve”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë