Politike

Basha, komisioneres së BE: Në programin tim, ofroj 5 gjuhë të huaja falas

Në një tryezë diskutimi me Komisioneren e BE për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se programi i opozitës përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.

“Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’i krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian. Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mundësuar lëvizjen e lirë…”, vërejti ai.

Kundrejt kësaj situate, Basha tha se ka një plan konkret.

“Një plan i cili është gati të nisë dhe që fillon me një hap shumë të thjeshtë, por të nevojshëm. Hapi ynë i parë do të jetë ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas për të rinjtë shqiptarë dhe për individët shqiptarë deri në 35 vjeç.

Do të ofrohen 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Kjo mundësi e jashtëzakonshme do t’i ofrohet kujtdo, qoftë ky banor i kryeqytetit apo që jeton në skajet më të largëta të vendit tonë. Qeveria Shqiptare, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të bërë që kjo të mos ndodhë thjesht formalisht, i cili është një program tashmë, një platformë që është gati të nisë, por edhe për ta bërë atë reale, të arritshme nga çdo i ri, çdo person nën moshën e 35, që dëshiron. Gjithashtu kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë