Politike

Basha kryetar grupi i PD, reagon ashpër Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni

Nga Gazeta Si- Pasi kryetarja e kuvendit konfirmoi se kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Lulzim Basha, Gazment Bardhi mori fjalën në Kuvend.

Ai tha se kryetarin e grupit nuk e zgjedh dot PS, por deputetët e Partisë Demokratike ndërkohë që zgjedhjen e Bashës në krye të grupit Bardhi e quajti veprim qesharak, ndaj i kërkoi kryeparlamentares të mos provokojë deputetë e Partisë Demokratike.

“Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kryetari i grupit të PD. Disa kanë vendosur të jenë qesharak por ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës, Ky është paralajmërimi i thjeshtë dhe qytetar. Erion  Veliaj dhe Edi Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit parlamentar të PD”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë