Sot mbushen plot 28 vjet nga shembja e bustit të diktatorit Enver Hoxha, duke shënuar kështu edhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e përkujton këtë ditë duke bërë një paralelizëm ndërmjet regjimit komunist dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati, i cili pak ditë më parë vendosi djegien e mandateve, shkruan se çdo ditë është 20 shkurt derisa të shembet sistemi i lidhur me krimin në Shqipëri.
“28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’u japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”, shkruan Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje