Politike

Basha, kuksianëve: Edhe tre javë shiheni traun e Rrugës së Kombit, pas 25 Prillit do ta heq

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Kukës, ndaloi tek tuneli i Kalimashit. Ai u shpreh kundër traut dhe pagesës së rrugës.

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shikojeni edhe 3 jave atë tra. Në prill, Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare dhe shqiptar nga Konispoli në Podujevë, të jetë heqja e traut…

Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun! Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës…”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë