Politike

Basha mbështet grevistët e Poçemit: Viktima të Edi Ramës

Lulzim Basha vizitoi punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem të Fierit, të cilët ndodhen në ditën e tetë të grevës së urisë, si formë proteste ndaj pagave të prapambetura.

Basha u siguroi mbështetje pa kushte, ndërsa thotë se ata janë viktima të Edi Ramës.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së u premtoi punëtorëve se do të jetë zëri dhe mbështetja e tyre.

“Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, u shpreh ai.

Punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem hynë në grevë urie pasi kanë 27 paga të prapambetura të pamarra ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë