Prej disa ditësh, banorët e zonës së Astirit kanë dalë në protestë kundër vendimit tëqeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të “Unazës sëRe”. Edhe sot kanë bërë të njëjtën gjë, duke dalë në protestë.
Sot pranë banorëve ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai zhvilloi një takim me disa prej tyre ku foli lidhur me shqetësimin e tyre. Gjatë takimit me Bashën, protestuesit kanë kërkuar dëmshpërblim të plotë për shembjen e shtëpive.
Kryetarii PD-së akuzoi qeverinë dhe bashkinë se pa ligj po nxjerr jashtë shtëpivefamiljet sepse kanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh dhe banditësh.
“Nuk ka ligj për shembjen e shtëpive. Ju kanë çuarlajmërim dhe i kanë vënë kryqe me bojë për shtëpitë që do shkatërrohen. Kjoështë dëshmi e rënies totale të shtetit. Familjeve nuk u është komunikuar asnjëligj dhe asnjë akt, që t’u jetë komunikuar familjeve, të jetë përgatiturdokumentacioni për shpronësim, t’u paguhen paratë e shpronësimit. T’u jepetkohë për të gjetur banesë tjetër. Familje të tëra janë në këtë gjendje terrori.Kjo është rënie e Kushtetutës dhe e ligjit, sepse Edi Rama dhe Erion Veliajkanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh dhe banditësh, me të cilëtndajmë paratë dhe pushtetin. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduarShqipëria dhe sa e rrezikshme është kjo bandë në pushtet. E kam paralajmëruarkur nisi afera Rama-Fusha se ajo që nis me prishjen e Teatrit Kombëtar shumëshpejt do të jetë në pragun e shqiptarëve. Tani ajo ka arritur në pragun e mbi300 familjeve”, tha ndër të tjera Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje