Lajme

Basha mbyll protestën në selinë e PD: Ishte dita e dytë e zgjimit kombëtar

Kryedemokrati Basha e mbylli edhe protestën e sotme para selisë së Partisë Demokratike. Sërish protesta u mbyll me Himnin Kombëtar, por kësaj here himni u këndua nga të gjithë.
Në fjalën e mbajtur para protestuesve që brohorasin emrin e tij, kryedemokrati Basha e ka cilësuar këtë ditë si ditën e dytë të zgjimit kombëtar të vendit.
“E sotmja hyri në historinë tonë si dita e dytë e zgjimit kombëtar. Si dita e zgjimit më të madh që Shqipëria ka njohur dhe për këtë çdo shqiptar u ka një borxh juve misionarëve të lirisë dhe të demokracisë”, u shpreh Basha.

Më pas, kreu i Partisë Demokratike nxori në pah vendosmërinë e protestuesve, që sipas tij vunë në panik Edi Ramën dhe pushtetin.
“Gjithë bota pa sot me sy vendosmërinë tuaj për të fituar lirinë dhe demokracinë që meritoni. Sot ishte më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës, ndërsa të gjithë ata që mbrojtën mafian në pushtet, do të mbajnë përgjegjësi”, tha kreu i PD-së.
Kryedemokrati Basha jep edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët bënë apel kundër dhunës në protestë. Kryedemokrati flet në anglisht për ta bërë sa më të qartë qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, duke thënë se nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë veç protestave popullore. Ai iu kërkoi miqve të huaj të mos dëgjojnë zërin e autokratit Rama, por të popullit.
“Nuk ka stabilitet pa demokraci”, iu tha Basha ndërkombëtarëve para selisë së PD.
Basha bëri me dije se protestat popullore do të vazhdojnë të përditshme dhe të përnatshme deri në largimin e krimit nga pushteti.
“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë e çdo shtëpi të vendit tonë deri sa çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe qeverisjen nga kriminelët, derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme, zjarr t’i digjet toka nën këmbë”, deklaroi ndër të tjera Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë