Politike

Basha me bizneset: Nuk premtoj mrekulli, por normalitet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ishte të hënën në takime spontane me biznese tek Rruga e Durrësit dhe Myslym Shyrit.

Basha i njohu sipërmarrësit dhe qytetarët që bashkëbiseduan me të, me planin e rimëkëmbjes ekonomike e sociale me 5 pika, që ka propozuar PD-ja.

Ai ndal veçanërisht tek premtimi për biznesin, çeku prej 1000 euro dhe pagesa prej 200 mijë lekësh të vjetra për çdo punonjës që rimarrin në punë.

“Ndërkohë, pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe nuk gjen punë gjatë këtyre 6 muajve do të nxisë konsumin dhe të frenojë rrokullisjen e mëtejshme të ekonomisë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ai nuk premton mrekulli, por rikthimin e një qeverisje normale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë