Politike

Basha me demokratët e degës 2: Bëra një hap pas se nuk doja luftë të brendshme, s’do bëhem pjesë e baltosjes

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar turin e tij të takimeve me një bashkëbisedim të zhvilluar me demokratë të degës numër 2 në Tiranë.

Basha nuk e ka bërë publike të plotë takimin, por ka përcjellë shkurtimisht në faqen e tij në Facebook video nga takimi duke e shoqëruar edhe me një koment nga ana e tij.

“Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku iu përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bëj me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike.

Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit.

Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.

Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija për një opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, shkruan Basha në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë