Lulzim Basha iu shpreh mirënjohës demokratëve të Qarkut të Durrësit për rezistencën e treguar, sipas tij, në betejën e jashtëzakonshme të 25 prillit, që sipas tij i arritën objektivat.
“Për drejtuesit politik të kësaj beteje, për kandidatët tanë për deputet, për drejtuesit e Partisë Demokratike, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e kryesisë, për drejtuesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe të përfaqësueses të e FRPD-së, të Lidhjes Demokratike të Gruas, të gjithë aktivistët e fushatës tonë të cilët në Durrës jo vetëm i arritën objektivat e përcaktuara elektoralisht, por i tejkaluan ato përkundër masakrës së jashtëzakonshme zgjedhore”, tha Basha në një takim të mbajtur me bazën në qytetin e Durrësit.
Basha ftoi për vendosmëri që padrejtësinë e 25 prillit me të cilën u përballën durrsakët dhe mbarë shqiptarët, ta kthejnë në një energji për të qenë bashkë. “Krah më krah në vazhdimin e betejës dhe në çuarjen deri në fund të misionit që kemi marrë mbi supet tona, mbi supet tuaja, para të gjithë qytetarëve durrsakë dhe para të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.
Zgjedhjet e 25 prillit i krahasoi me ato të marsit të 1991.
“Nuk kishte lidhje me demokracinë, njësoj si në 31 marsin e largët të vitit 1991, këto ishin zgjedhje pa zgjidhje dhe kjo për shkak të shtetit të bërë njësh me partinë dhe të partisë të bërë njësh me shtetin. Kjo për shkak të krimit të organizuar, të futur në çdo qelizë të shtetit dhe të aktivizuar e riaktivizuar për herë të dytë në Durrës”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje