Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me farmacistë dhe pacientë për të shpjeguar me pika konkrete programin e PD-së.
“…Angazhimi i parë është që të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të jenë të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, – tha Basha.
Në qendër të programit, sipas Bashës, do të jetë pacienti.
“E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin.
Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”, – tha Basha.
Sipas kreut të opozitës “kёto janё dy ndryshimet kryesore qё do tё sjellё programi pёr shёndetёsinё dhe do tё bёjё tё mundur qё sot shqiptarёt tё paguajnё mё shumё se çdo banor tjetёr i Ballkanit dhe marrin shёrbimin me cilёsinё mё tё dobёt”
Basha sqaroi edhe çështjen e kartës së pacientit që do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së mjekut, spitalit apo edhe ilaçit që i duhet pacientit.
“Karta e pacientit do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë, te cili spital do të shkojë dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë”, – u shpreh kreu i PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje