Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përcolli dy mesazhe në konferencën për shtyp të së enjtes.
Së pari; ai u shfaq me maskë, si një mënyrë indirekte e tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për vendosjen e maskës dhe së dyti; thirrja e tij për SPAK për atë që opozita po denoncon çdo ditë inceneratorët.
“Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn vazhdon të marrë miliona euro. Kjo bandë, ky grup i strukturuar kriminal, ka shtrirë tentakulat në një numër të madh mediash. Refuzoni paratë e mafiave. Nuk është kurrë vonë për të refuzuar këtë mëkat, haram… Në mes të pandemisë vjedhin haptazi. Dhe KLSH ka konstatuar të njëjtën gjë. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj.
Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë, amerikan dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave. Ky është raporti i KLSH-së për inceneratorët për mafian e plehrave,” tha Basha.
Kryetari i opozitës pati një mesazh të drejtpërdrejtë për SPAK.
“Si mund të pranojmë që në këtë vend ka një reformë në drejtësi kur struktura e posaçme antikorrupsion nuk lëviz gishtin. Sot duhet të japin përgjegjësi përpara gjithë shqiptarëve dhe të tregojnë që SPAK ka aspak. Sot duhet të dalin të thonë shqiptarëve se si po vijojnë hetimet…”, tha ai
Nga 75 milion euro që u janë dhënë inceneratorëve, sipas Bashës, vetëm një pjesë e vogël është investuar në to.
“Thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milion euro të mafias së plehrave… Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milion, ose të japin dorëheqjen”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje