Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi të enjten me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.
Të rinjtë që studiojnë për mjekësi treguan disa nga problematikat e tyre, ndërsa Basha tha nga ana e tij se, “shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme nga Edi Rama”
“Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.
Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.
E dyta, siç e thatë dhe vetë nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës. Mjeku më shumë se kushdo tjetër, ka përgjegjësinë më të madhe ndaj jetës , sepse puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë edhe ajo rrogë, sado që t’ia bësh, nuk i kthehet në bekim por në mallkim”. tha Basha.
Kryetari i PD-së tha se financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor do të bëhet duke anuluar së pari koncesionet.
“Duhet një reformë e thellë. Ajo është ekzistenciale për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur e më pas për të kthyer mbrapsht tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t’u larguar nga Shqipëria dhe praktikisht për ta zbrazur Shqipërinë nga njerëzit për të cilët ka nevojë për të shpëtuar jetë”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje