Politike

Basha me studentët e Universitetit Bujqësor: 100 mln euro subvencione për fermerët

Në një takim me studentë të Universitetit  Bujqësor, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha premtoi se, “pas 25 prillit qeveria do të jetë në krah të të rinjve”

Gjatë bashkëbisedimit, Basha premtoi gjithashtu subvencione reale për fermerët.

“100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë ryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë