Politike

Basha me të rinjtë: Bashkë do bëjmë ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim, me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit.

Në një kohë kur të rinjtë po ikin përditë nga Shqipëria, për kryetarin e opozitës, ka ende shpresë, pasi sipas tij, ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e rinisë.

“Shqipëria është me fat që jemi këtu dhe unë jam me fat. Së bashku do ta ndryshojmë, për këtë mos keni asnjë pikë dyshimi. Edhe unë kam qenë në pozita të tilla. Mos harroni, nuk jam këtu sepse kam qenë këtu përherë. Kam qenë student jashtë, kam parë me trishtim të madh ndryshimin që rritej midis shoqërisë ku jetoja dhe studioja dhe shoqërisë shqiptare, dhe kam qenë 1000% i bindur, i motivuar që Shqipëria mund të ecte ne hapat e duhur dhe nuk do t’i mungonte asgjë…”, u tha Basha, të rinjve.

Ka vetëm një mënyrë, sipas tij, për të kthyer shpresën.

 “Ka ardhur koha tani që çdokush që e do këtë vend te bëhet pjesë e ndryshimit. Ndryshimi s’mund të vijë për shkak të një njeriu të vetëm. Ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e të gjithë atyre që janë jo thjesht të tejngopur me situatën aktuale, por të vendosur për ta ndryshuar atë. Qeveria e ardhshme ka për detyrë ta drejtojë këtë ndryshim dhe këtë do të bëjë. Për këtë zotohem që ne do ta drejtojmë këtë ndryshim. Unë do ta drejtoj këtë ndryshim duke pasur kriter dhe parim bazë vetëm standardet europiane”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë