Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka filluar të premten duke përcjellë mesazhet e të enjtes që ai përcolli në Kuvend por edhe në takimin e mëvonshëm me përfaqësues të Kongresit amerikan, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Duk iu referuar takimit me kongresmenët, Basha, përmes një mesazhi në “Twitter” nënvizon se për PD-në SHBA-të janë partneri strategjik.
“…Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, shkruan ndër të tjera Basha në lidhje me takimin.
4/4 Ritheksova se për mua dhe @pdshqiperi , SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 15, 2021
Më vonë, Basha përcolli në Twitter një video të shkëputur nga fjala e tij në Kuvend, ku i drejtohej Ramës po për zhvillimet brenda PD-së.
Kësaj here, Basha ka shkëputur një pjesë nga fjala e tij, mesazh i drejtpërdrejte për Sali Berishën, por edhe per Edi Ramen lidhur me bashkeqeverisjen.
Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara🇦🇱✌️ pic.twitter.com/WgqrCCbw3w
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 15, 2021
“Edhe një herë po të them, (Ramës) bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara.
Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheq përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë tash 8 vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, thotë Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje