Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në Facebook ku kërkon votën e qytetarëve. Sipas tij, vetëm me PD mund të vijë ndryshimi.
“Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë. Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes. Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë. Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë. Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën. Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar. Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë. Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!”, thuhet në videon e shpërndarë nga Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje